Lidhje

Presidenti Bush zhvillon bisedime me udhëheqësit e BE-së - 2003-06-25


Presidenti Bush zhvilloi të mërkurën bisedime me udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbi terrorizmin, krizën në Lindjen e Mesme, tregëtinë dhe një sërë çështjesh të tjera.

Presidenti Bush dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjithashtu i bënë thirrje Iranit ta mbajë premtimin për të mos prodhuar armë bërthamore.

Në një konferencë shtypi që zhvilloi në Shtëpinë e Bardhë pas takimit, Presidenti Bush tha se kishte në dakord për të bashkëpunuar ngushtë me Bashkimin Evropian për të përballur sfidën e përhapjes së armëve bërthamore nga ana e Koresë së Veriut dhe Iranit.

Kryeministri i Greqisë që ka presidencën e radhës në Bashkimin Evropian dhe Presidenti i Komisionit Evropian Romano Prodi theksuan në emër të kësaj organizate rëndësinë jetike të lidhjeve të forta mes Evropës dhe Bashkimit Evropian. //kk//

XS
SM
MD
LG