Lidhje

Kalendari historik, 26 qershor - 2003-06-25


Më 26 qershor 1963 presidenti Xhon Kennedi vizitoi Berlinin Perëndimor, për të treguar mbështetjen amerikane për banorët e këtij qyteti të rrethuar nga Gjermania Lindore komuniste.

Zoti Kennedy vizitoi murin që ndante qytetin dhe që gjatë dy vjetëve të fundit kishte izoluar pak nga pak Berlinin Perëndimor. Ai e quajti murin një fyerje kundër njerëzimit.

Më vonë, ai mbajti një fjalim para rreth 150 mijë berlinezëve entuziastë, që ishin mbledhur para Bashkisë së qytetit.

“Dy mijë vjet më parë shprehja më krenare ishte: Jam qytetar i Romës. Sot në botën e lirë, shprehja më krenare është Ich bin ein Berliner( Jam qytetar i Berlinit).”-tha presidenti Kenedi.

Shumë historianë amerikanë e konsiderojnë vizitën e Xhon Kenedit në Berlin, si një nga ngjarjet më interesante të presidencës së tij. Më 26 qershor 1945, 50 shtete nënshkruan Kartën e Kombeve të Bashkuara në San Francisko të Kalifornisë. Dokumenti ishte rezultat i 63 ditë bisedimeve ndërmjet delegatëve që përfaqësonin shumicën e vendeve fituese në Luftën e Dytë Botërore.

I pari që e nënshkroi Kartën ishte ambasadori i Kinës në Britani, Dr.Uellington Ku. Në fjalën e tij ambasadori kinez e krahasoi Kartën e Kombeve të Bashkuara me Kartën e Madhe të Anglisë dhe me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

Në fjalën e tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Harry Truman, tha se Karta ishte një hap i parë drejt një paqeje të qendrueshme. Karta hyri në fuqi më 24 tetor 1945.// lk //

XS
SM
MD
LG