Lidhje

Nano: Qeveria ime akuzohet pa të drejtë nga klane brenda partisë - 2003-06-27


Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri, Fatos Nano, deklaroi në mbledhjen e kryesisë se qeveria e tij akuzohet pa të drejtë nga klane dhe grupime brenda partisë. Zoti Nano u kundërpërgjigj duke numëruar një listë të gjatë arritjesh që ai tha se janë bërë realitet gjatë qendrimit të tij në krye të qeverisë shqiptare.

Komentet e tij bëhen pas disa shqetësimeve që zëvendës-kryeministri Ilir Meta kishte ngritur lidhur me emërimet në administratë nga ana e kryeministrit Fatos Nano, si dhe mbi kritikat për ngadalësimin e reformave në Shqipëri, të përfshira në raportet e fundit të OSBE-së dhe Bashkimit Evropian.

Zotërinjtë Nano dhe Meta zhvilluan të premten në mesditë një takim disa minutësh ndërmjet tyre dhe pritet që kjo të ketë ndikimin e vet në mbledhjen e pasdites.//kk//

XS
SM
MD
LG