Lidhje

Udhëheqës ekstremistë palestinezë bien dakord të pezullojnë sulmet kundër izraelitëve për 3 muaj - 2003-06-27


Udhëheqës ekstremistë palestinezë thonë se kanë rënë dakord të pezullojnë sulmet kundër izraelitëve për 3 muaj.

Konfirmimi për marrëveshjen e armëpushimit u njoftua sot, pas disa ditë spekullimesh, sipas të cilave një armëpushim ishte i afërt. Mirëpo, zyrtarë të afërt me bisedimet thonë se një njoftim zyrtar mbi armëpushimin nuk do të bëhet deri të dielën.

Marrëveshja, që u hartua nga 3 fraksionet krysore palestineze, Hamasi, Xhihadi Islamik dhe Lëvizja Fatah e presidentit Jaser Arafat, bën thirrje për një armëpushim 3 mujor në shkëmbim të përfundimit të sulmeve izraelite kundër palestinezëve.

Po sot, televizioni izraelit njoftoi se është arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez për tërheqjen e trupave izraelite nga teritoret e pushtuara.

Lajmet për arritjen e marrëveshjes nuk janë konfirmuar ende nga zyrtarët e asnjërës palë, por më parë zyrtarët thanë se ishte bërë përparim i ndjeshëm në bisedimet, që synojnë kthimin nën kontrollin palestinez të disa pjesëve të Rripit të Gazës dhe të Bregut Perëndimor.

Megjithë këto zhvillime pozitive, dhuna vazhdoi sot, kur forcat izraelite vranë 3 ekstremistë palestinezë dhe një civil gjatë bastisjes së një shtëpie në zonën e Rripit të Gazës. Një ushtar izraelit u vra gjatë sulmit, i cili u krye për të arrestuar një anëtar të lartë të kërkuar të grupit ekstremist islamik, Hamas.

//ze//

XS
SM
MD
LG