Lidhje

Incidente të reja me dhunë në Irak - 2003-07-01


Mijëra irakianë që hidhnin parulla antiamerikane morën pjesë në varrimin e viktimave të një shpërthimi që ndodhi natën në një xhami në perëndim të Bagdadit.

Dëshmitarët irakianë në Falluxha thonë se të paktën pesë persona u vranë nga shpërthimi dhe thonë si ai u shkaktua nga një raketë, ose bombë amerikane.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e kanë kundërshtuar prerë këtë akuzë dhe thonë se shpërthimi u shkaktua nga lëndë plasëse të fshehura në xhami.

Ndërkohë, Pentagoni thotë se gjashtë ushtarë amerikanë u plagosën në dy sulme të veçanta brenda dhe pranë Bagdadit. Në të dyja rastet, trupat amerikane po udhëtonin në autokolona ushtarake që u sulmuan. Në një zhvillim tjetër, zyrtarët irakianë thonë se është vrarë kreu i fisit të Sadam Huseinit. Abdullah Mahmoud al-Khattabi, që kohët e fundit e distancoi veten nga Sadami, u vra të dielën në Tikrit.// lk //

XS
SM
MD
LG