Lidhje

Komisioni Evropian takohet me kryeministrin italian Berlusconi - 2003-07-04


Komisioni Evropian po zhvillon një takim me kryeministrin italian Silvio Berlusconi, ku po informohet rreth planeve të tij lidhur me kryesimin nga Italia të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm.

Komisioni Evropian, i kryesuar nga presidenti Romano Prodi po e zhvillon takimin me zoti Berlusconi në Romë. Kryesimi i radhës nga Italia i Bashkimit Evropian, i cili filloi këtë javë, qysh tani është errësuar nga disa komente të kryeministrit italian të cilat kanë ngjallur debate.

Zoti Berlusconi u bë shkak për protesta gjatë komenteve që bëri ditën e mërkurë në Parlamentin Evropian, kur e krahasoi një deputet gjerman me një roje kampi nazist.

Zoti Berlusconi tha më vonë se ai thjesht kishte bërë një shaka, por kancelari gjerman, Gerhard Shoeder tha se ai duhet të kërkonte zyrtarisht falje. Dje, dy udhëheqësit biseduan në telefon dhe Gjermania u shpreh se e quan incidentin të mbyllur.//ii

XS
SM
MD
LG