Lidhje

Serbia do të gjykojë në mungesë Hashim Thaçin - 2003-07-04


Zyrtarët serbë thanë se do të gjykojnë në mungesë njërin prej politikanëve kryesorë të Kosovës.

Ministri serb i Drejtësisë, Vladan Batiç tha të premten se Serbia do të gjykojë në mungesë zotin Hashim Thaçi në një gjykatë të Beogradit.

Zyrtarët serbë thanë se tani, zoti Batiç do të presë reagimet ndërkombëtare për këtë deklaratë.

Gjatë konfliktit të Kosovës në vitet ’90, zyrtarët serbë e akuzuan zotin Thaçi për krime kundër serbëve.

Në atë kohë zoti Thaçi ishte udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftës ai u bë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. //kk//

XS
SM
MD
LG