Lidhje

Rusia akuzon kryengritësit çeçenë për dy sulme vdekjeprurëse - 2003-07-05


Rusia thotë se kryengritësit çeçenë janë përgjegjës për sulmet e vetëvrasëse të së shtunës në Moskë që shkaktuan vdekjen e të paktën 18 personave, përfshirë autorët e sulmeve.

Ministri i Brendshëm rus, Boris Gryzlov thotë se ka shumë mundësi që separatistët çeçenë t’i kenë ndërmarrë sulmet, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të djeshëm të Presidentit Vladimir Putin që Kremlini të drejtojë zgjedhjet presidenciale në tetor në Çeçeni. Por zëdhënësi i udhëheqësit të kryengritësve çeçenë, Aslambek Maigov, mohoi çdo përzjerrje në sulme.

Po të shtunën, dy gra autore shpërthimesh aktivizuan lëndën plasëse, që e kishin vendosur në trup, kur policia nuk i lejoi të hynin në një koncert rock-u në Moskën veriperëndimore.

Rreth 40 mijë veta, shumica të rinj, ishin mbledhur në aerodromin Tushino për festivalin, kur ndodhën shpërthimet brënda disa minutash në dy hyrje të ndryshme të aerodromit. Të paktën 20 vetë u plagosën nga shpërthimet.

Sipas disa lajmeve, një pasaportë e gjetur në vendin e njërit prej shpërthimeve ishte e një gruaje çeçene. Separatistët çeçenë i kanë intensifikuar sulmet që kur Kremlini organizoi një referendum kushtetues në republikën separatiste në Mars, ku konfirmohej që Çeçenia ishte pjesë e Rusisë.//kk//

XS
SM
MD
LG