Lidhje

Ekspertët amerikanë arrijnë në Liberi - 2003-07-07


Një ekip ekspertësh të Shteteve të Bashkuara arriti në kryeqytetin e Liberisë, Monrovia për të vlerësuar gjendjen në këtë vend të përfshirë nga konflikti, në prag të dërgimit të mundshëm të paqeruajtësve amerikanë.

Dje, Presidenti i Liberisë, Charles Taylor, pranoi një ofertë të Nigerisë për t’i dhënë atij strehim politik, por tha se largimi i tij nga vendi duhet të bëhet në mënyrë të rregullt, për të parandaluar kaosin.

Ai kishte thënë më parë se nuk do të largohej para se në vend të dislokoheshin trupat paqeruajtëse amerikane.

Presidenti Bush i ka bërë thirrje zotit Taylor të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë nga Liberia.//ii

XS
SM
MD
LG