Lidhje

CIA: kaseta me zërin e Sadamit mund të jetë autentike - 2003-07-07


CIA njoftoi se një regjistrim në audiokasetë që thuhej se përmbante zërin e Saddam Husseinit ka shumë mundësi që të jetë i vërtetë.

Por një zëdhënës shtoi se cilësia e dobët e kasetës nuk i lejoi analistët të thonë me siguri se zëri është vëtet i ish udhëheqësit irakian. Folësi në kasetë thotë se është mesi i qershorit dhe se ai ndodhet ende në Irak ku po drejton sulmet kundër trupave amerikane.

Ndërkohë, zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se në Bagdad dy ushtarë amerikanë u vranë gjatë dy sulmeve të veçanta ndaj një autokolone ushtarake, ndërsa të paktën 4 të tjerë u plagosën gjatë një shkëmbimi zjarri në perëndim të Bagdatit.

Autoritetet thonë se sulmet ndaj autokolonës u kryen gjatë natës, ndërsa 4 ushtarët u plagosën nga një sulm me grantë në qytetin Ramadi.//kk//

XS
SM
MD
LG