Lidhje

Steve Forbes në Shqipëri - 2003-07-08


Steve Forbes, një nga figurat e njohura të politikës dhe ekonomisë amerikane mendon se ekonomia shqiptare ka shanset e duhura per te patur nje të ardhme të zhvilluar. Zoti Forbes, i cili mbërriti sot në Shqipëri deklaroi se stabiliteti ekonomik, taksat e ulëta dhe transparenca janë kushtet për një zhvillim të shpejtë dhe për të afruar investimet e huaja..Steve Forbes, kandidat republikan për president i shteteve të Bashkuara, është njëkohësisht një nga figurat e njohura jo vetëm në politikë por edhe në ekonominë amerikane. Ai është drejtor i përgjithshëm i korporatës me të njetin emër, me një shumëllojshmëri biznesesh, autor i disa librave rreth zhvillimeve të ekonomisë botërore dhe botues i disa revistave. Zoti Forbes mbërriti sot për një vizitë në Shqipëri, për të parë nga afër mundësitë e investimeve.

Sipas tij, megjithë ulje ngritjet që ka njohur Shqipëria pas viteve 90 e ardhmja ekonomike e saj është premtuese: “Ritmet e rritjes ekonomike kanë qenë mjaft të larta,sigurisht më të larta se ato të Europës së vjetër, dhe nëse jo vazhdoni në rrugën e stabilitetit monetar, taksave të ulta dhe ndiqni shembullin e Irlandës që ofron lehtësira fiskale, si dhe vazhdoni të forconi shtetin ligjor, ecni përpara me privatizimet, unë mendoj se Shqipëria do të ketë një konomi shumë të zhvilluar”

Zoti Forbes u shpreh për nevojën e një mjedisi të favorshm për të thithur investimet e huaja, një mjedis që sic shpjegoi ai të lejon të mos shikosh prapa krahëve se mos të vendosin shkopinj nën rrota: “Ne kërkojmë stabilitet kur vjen puna te rregullat e lojës, nje rregjim të favorshm taksash, ashtu sic bënë irlandezët dhe tërhoqën shumë investime. Pastaj, mbi këtë bazë mund të ndërtohen shumë, madje ajo ndërtohet vetë. Pra edhe një herë, transparencë, regjim i mirë taksash, shtet ligjor, dhe pastaj ju mund të ecni përpara shumë shpejt”

Sipas zotit Forbes, qëndrimi i mbajtur nga Shqipëria rreth luftës në Irak ka përmirësuar ndjeshëm imazhin e saj. Në të vërtetë edhe vizita e tij e cila do të pasohet nga ajo e zotit Martin Pompadur, drejtues i njërës prej kompanive më të fuqimshme të mediave, Neës Corporation, shihet pikërisht si rezultat i këtij imazhi. Ndërekohë që dy kompani të njohura si General Electric dhe Lockhed Martin janë tashmë të pranishme me aktivitetet e tyre në Shqipëri. //ss//

XS
SM
MD
LG