Lidhje

Tirana fton shqiptaro-amerikanët për  më shumë investime - 2003-07-09


Një përfaqësi e investitorëve shqiptaro-amerikanë në Shqipëri zhvilluan sot një takim me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta. Gjatë takimit zoti Meta u bëri thirrje atyre që të përfitojnë sa më shumë nga kushtet lehtësuese për investitorët e huaj dhe kërkoi një dialog të vazhdueshëm për zgjidhjen e të gjitha vështirësive gjatë punës në vend.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm shqiptar, Ilir Meta, u bëri sot thirrje investitorëve shqiptaro-amerikanë që të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga kushtet lehtësuese që ofron Shqipëria për bizneset e tyre. Zoti Meta i bëri këto komente gjatë takimit me një përfaqësi të bashkësisë së investitorëve shqiptaro-amerikanë. Ai tha se qeveria shqiptare dëshiron të shohë që bashkësia sqiptaro-ameriane të marrë një rol gjithnjë e më të madh në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në zhvillimin e Shqipërisë me investimet e tyre. Në takim mori pjesë edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Xhejms Xhefri, i cili foli për ndikimin që mund të ketë në këto përpjekje edhe diplomacia shqiptare. “Kjo është një pjesë e rëndësishme e detyrave të politikës së jashtme. Shqipëria i ka të gjitha mundëitë, ambasadat dhe shumë ekspertë dhe në SHBA ka një bashkësi shqiptaro-amerikane të organizuar. Fare mirë mund të shfrytëzohen lidhjet midis objektivave të politikës së jashtme me SHBA, BE dhe me vendet e Ballkanit dhe interesave ekonomike e tregtare që ofrohen. Mininistria e jashtme e Shqipërisë mund të ndikojë shumë në nxitjen e investimeve dhe bizneseve amerikane” - tha amb. Xhefri.

Ndërsa zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm, Meta, kërkoi një dialog të vazhdueshëm për të rritur investimet e biznesmenëve shqiptaro-amerikanë në Shqipëri. Ai u propozoi atyre krijimin e një shoqërie të biznesit shqiptaro-amerikan në Shqipëri, e cila do të shtojë komunikimin me administratën shtetërore për të zgjidhur problemet dhe vështirësitë që atyre u dalin gjatë punës në Shqipëri. Ai tha se ftesa për të investuar në Shqipëri është e hapur për të gjithë, dhe aq më tepër janë të mirëpritur bizneset shqiptaro-amerikane.//ss//

XS
SM
MD
LG