Lidhje

Iran: qindra protestues ndeshen me policinë - 2003-07-09


Njoftimet nga Irani bëjnë të ditur se qindra protestues pro demokracisë po ndeshen nëpër rrugët e kryeqytetit me milicët islamikë dhe policinë.

Dëshmitarët thonë se policia lëshoi gaz lotsjellës pranë Universitetit të Teheranit dhe bashkë me milicët iu kundërvu protestuesve në përpjekje për të vendosur rendin.

Përleshjet nëpër rrugë bëhen disa orë pasi tre nga aktivistët kryesorë të studentëve pro demokracisë u ndaluan në kryeqytet. Veprimtarët u morën me makina nga persona me veshje civile, pasi u bënë thirrje protestuesve që të rrinin në shtëpi.

Veprimtarët thanë se i druheshin një kundërpërgjigjieje të dhunshme nga forcat qeveritare të rendit. //kk//

XS
SM
MD
LG