Lidhje

Përkujtohet 8 vjetori i masakrës së Srebrenicës - 2003-07-11


Mijëra vetë morën pjesë në ceremonitë e përmortshme që u zhvilluan të premten për afro 300 myslimanë të Bosnjës të cilët u vranë nga forcat serbe në Srebrenicë 8 vjet më parë.

Në ceremonitë e rastit morën pjesë përfaqësues myslimanë, serbë dhe kroatë të presidencës së përbashkët të Bosnjë-Hercegovinës. Viktimat janë vetëm një numër i vogël i 7 mijë djemve dhe burrave myslimanë që u zhdukën kur serbët morën nën kontroll qytetin e Srebrenicës të shpallur nga Kombet e Bashkuara si zonë e sigurtë në Bosnjën lindore.

Hetuesit e krimeve të luftës thonë se myslimanët u masakruan dhe u hodhën në varre masive. Shumë serbë të Bosnjës mohojnë se ka pasur një masakër të tillë dhe thonë se myslimanët u vranë gjatë luftimeve.//kk//

XS
SM
MD
LG