Lidhje

Vazhdon konferenca ndërkombëtare për Sidën - 2003-07-14


Për të dytën ditë me radhë, shkencëtarë, ekspertë të shëndetit publik dhe udhëheqës politikë nga e gjithë bota, po zhvillojnë bisedime në Paris, në Konferencën Ndërkombëtare të SIDË-s.

Që nga fillimi i Konferencës katër - ditore, e cila u hap të dielën, një numër i madh delegatësh kanë bërë thirrje që t’u krijohet më tepër mundësia për mjekime pacientëve të infektuar me virusin HIV, që shkakton SIDË-n.

Delegatët në konferencë thanë se pacientëve duhet t’i krijohet mundësia për përdorimin e ilaçeve, si në vendet e zhvilluara, edhe në ato në zhvillim. Konfrerenca e Parisit përkon me 20-vjetorin e zbulimit të virusit HIV, me të cilin aktualisht janë të infektuar më tepër se 60 milionë vetë në të gjithë botën. //kk//

XS
SM
MD
LG