Lidhje

Kalendari historik, 18 korrik - 2003-07-16


Më 18 korrik 1947, Presidenti Harry Truman nënshkroi një ligj ku përcaktohej radha e vazhdimësisë së postit të presidentit. Kushtetuta amerikane e vitit 1787 përcaktonte se në rast se Presidenti bëhet i paaftë për të kryer funksionin e tij, atehere ky post i kalon nën-presidentit. Kushtetuta ia lë Kongresit të caktojë një pasardhës nëse edhe nën-presidenti bëhet i paaftë për të kryer funksionet. Tradita, por jo ligji, përcaktonte se në një rast të tillë, postin e presidentit do ta merrte sekretari i shtetit. Ligji i nënshkruar nga Trumani më 18 korrik 1947, i dha fund mëdyshjeve lidhur me radhën e vazhdimisisë në postin e presidentit. Sipas ligjit të ri, posti i kalonte kryetarit të dhomës së përfaqësuesve nëse edhe nën-presidenti bëhej i paaftë. Pastaj vinte kryetari i senatit dhe më pas anëtarët e kabinetit të presidentit, duke filluar nga sekretari i shtetit. Megjithatë, deri tani asnjëherë nuk ka lindur nevoja për ta vënë në zbatim këtë ligj. Më 18 korrik 1955, kompania Walt Disney hapi në Kaliforninë jugore Disneylandin, botën e lojrave dhe të ëndrrave. Ky park argëtimi kapte një sipërfaqe prej 64 hektarësh, e cila dikur ishte plantacion portokallesh. Disneylandi u vendos në qytetin Anaheim të Kalifornisë, në periferitë e Los Anxhelosit. Projekti kushtoi 17 milion dollarë dhe përfshinte lundrime imagjinare në lumin Misisipi apo udhëtime po imagjinare për në Hënë. Personazhet e ndryshme të parkut dilnin në fotografi me vizitorët. Disneylandi pati sukses të menjëhershëm dhe u bë një nga vendet më të vizituara turistike të Kalifornisë. Më 1971, në Florida u hap një park i ngjashëm i quajtur Bota e Walt Disneyit, sipas emrit të projektuesit të tij.//kk//

XS
SM
MD
LG