Lidhje

Sot Sekretari Pauell takohet me Zv.ministrin e Jashtëm kinez - 2003-07-18


Një diplomat i lartë kinez do të takohet sot në Washington me Sekretarin amerikan të Shtetit Kolin Pauell, për të diskutuar mbi zgjidhjen e tensioneve që lidhen me programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Zëvendës-ministri i Jashtem kinez, Dai Bingguo, pritet ta informojë Sekretarin Pauell mbi bisedimet që pati në Phenian në fillim të kësaj jave.

Vizita e diplomatit kinez zhvillohet ndërkohë, që shenjat flasin se Koreja e Veriut mund të ketë hequr dorë nga kërkesa për ta diskutuar këtë çështje vetëm në bisedime të drejtpërdrejta me Washingtonin.

Shtypi citon një zyrtar amerikan, sipas të cilit Koreja e Veriut mund të jetë e gatshme të rifillojë bisedimet tri-ditëshe me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara. Pekini organizoi bisedime të tilla në prill, por pa arritjen e rezultateve përfundimtare.// lk //

XS
SM
MD
LG