Lidhje

Ekspertët: zyrtarët duhet të vendosin rregull në Irak - 2003-07-18


Një raport i ri i hartuar me porosi të Pentagonit thotë se nëse zyrtarët amerikanë nuk do të marrin masa për të vendosur rregull në Irak, së shpejti do të humbin përkrahjen e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Ekipi i përbërë nga pesë ekspertë të pavarur thotë se tre muajt e ardhshëm janë vendimtarë për autoritetet amerikane që të vendosin sigurinë dhe shërbimet bazë në Irak.

Ekspertët thonë se përpjekjeve për rindërtimin e Irakut u duhet dhënë një shtytje e fortë me investime më të mëdha në para dhe në njerëz.

Ndërkohë autoritetet amerikane në Irak thonë se një ushtar u vra të premten në qytetin Falluja kur një bombë shpërtheu nën makinën e tij. Dje nuk pati njoftime për sulme kundër ushtarëve amerikanë. //kk//

XS
SM
MD
LG