Lidhje

Parku Qendror në qytetin e Nju Jorkut mbushi 150 vjet - 2003-07-19


Një ndër mjediset më të njohura natyrore në Shtetete e Bashkuara - Parku Qendror në qytetin e Nju Jorkut, mbushi 150 vjet. Banorët e qytetit po e shënojnë këtë datë me festime që do të zgjasin gjithë ditën.

Parku Qendror ishte parku i parë i Shteteve të Bashkuara i krijuar mbi bazën e një projekti arkitektural: një oaz 341- hektarësh të qetë në mes të grataçielave, zhurmës dhe rrëmujës së pandërprerë të qytetit më të populluar amerikan. Në park ka kodra të vogla, liqene artificiale, pemë dhe hapësira të gjera, një kënd lojrash për fëmijë, një mjedis pushimi për punëtorët e Nju Jorkut si dhe vende çlodhëse për të gjithë.

Festimet me rastin e ditëlindjes së parkut filluan sot pas agimit dhe do të vazhdojnë deri natën vonë. Ndër to përfshihen shfaqje me kukulla, lojra sportive, një paradë me qen, gara harku dhe shigjete, lojra shkashtësie, gara me biçikleta, dramatizimi i një episodi nga Lufta Revolucionare amerikane dhe një koncert me pjesë operistike interpretuar nga tenorët Marcelo Alvarez dhe Salvatore Licitra.

Pa dyshim, si çdo ditëlindje, edhe ky festim kishte kekun e rastit. Tenorët kënduan Gëzuar Ditëlindjen dhe banda e Departamentit të Policisë së qytetit luajti pjesën muzikore, ndërkohë që mijëra vetë ishin mbledhur për të festuar nën diellin veror.

//ze//

XS
SM
MD
LG