Lidhje

Bremer: Sadam Huseini mund të jetë gjallë - 2003-07-21


Kryeadministratori amerikan në Irak, Paul Bremer, thotë se ka mundësi që ish presidenti irakian, Sadam Husein, të jetë gjallë dhe i fsheur në Irak.

Mirëpo, zoti Bremer tha të dielen se nuk ka mbështetje publike për zotin Husein në Irak dhe u zotua se udhëheqësi i përmbysur nuk do të kthehet në pushtet.

Kryeadministratori tha gjithashtu se amerikanët duhet të përgatiten për një proces të gjatë në Irakun e pasluftës. Por, ai shtoi se nuk e di sesa vjet do të duhen për të përfunduar misionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në atë vend.

Po të dielen, dy ushtarë amerikanë u vranë në Irakun verior, kur u sulmua autokolona e tyre. Disa orë më pas, një punonjës i Kombeve të Bashkuara u plagos gjatë një sulmi kundër dy makinave në pjesën jugore të Bagdadit.

Në një zhvillim tjetër, më shumë se 10 mijë irakianë dolën të dielen nëpër rrugët e qytetit Naxhaf në mbështetje të një kleriku, i cili kritikoi ashpër ndërhyrjen ushtarake amerikane në Irak.

Ndrëkohë, Bi-Bi-Si-ja tha se këshilltari për çështje të mbrojtjes, David Kelly, i cili bëri vetëvrasje javën e kaluar, ishte burimi kryesor i një njoftimi kontradiktor, sipas të cilit Britania kishte smadhuar të dhënat rreth armëve irakiane.

Zyrtarë të Bi-Bi-Si-së thonë se roli i zotit Kelli në përhapjen e këtij informacioni po bëhet i ditur tani në mënyrë që t’u jepet fund spekulimeve rreth vdekjes së tij. Kryeministri Toni Blair ka hedhur poshtë sugjerimet që të thërrasë një mbledhjet të jashtëzakonshme të parlamentit, duke thënë se fillimisht rreth vdekjes së zotit Kelly duhet të përfundojë një proces i plotë dhe i pavarur hetimor. //xh//

XS
SM
MD
LG