Lidhje

SHBA: 24 të dyshuar si talebanë vriten në Afganistan - 2003-07-21


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se gjatë luftimeve në afërsi të kufirit me Pakistanin, forcat e koalicionit në Afganistanin jugor kanë vrarë rreth 24 persona të dyshuar si ekstremistë talebanë.

Një zëdhënës ushtarak në kryqytetin afgan tha se luftimet ndodhën të shtunën, pas sulmit kundër një autokolone amerikane afër qytetit Spin Boldak.

Nënkoloneli Dauglas Leforxh tha se 5 prej sulmuesve u vranë nga trupat tokësore të koalicionit, kurse 19 të tjerë, të cilët u përpoqën të iknin nëpër kodrat përrreth, u vranë nga helikopterë sulmues amerikanë.

Ndërkohë, zyrtarë afganë thanë se avionë amerikanë sulmuan të shtunën zona të dyshuara si pozicione të luftëtarëve talebanë pranë Spin Boldakut, pasi gueriljet sulmuan një postbllok qeveritar. Rreth humbjeve të shkaktuara gjatë këtij operacioni ka njoftime kundërthënëse. //xh//

XS
SM
MD
LG