Lidhje

Vendosja e stabilitetit në Irak - 2003-07-23


Për herë të parë në tri dekada, irakianët kanë shpresë të krijojnë një të ardhme më të mirë për vete. Një grup i larmishëm prej 25 udhëheqësish, përfshirë shiitë, sunni, kurdë, një të krishterë dhe një turkmen, janë zgjedhur për të bërë pjesë në një këshill qeverisës irakian.

Me krijimin e këtij këshilli irakianët po ndërmarrin hapin e parë drejt vetëqeverisjes. Këshilli do të emërojë ministra, do të përpilojë një projekt-buxhet dhe do të fillojë procesin, përmes të cilit irakianët do të përgatisin një kushtetutë të re.

Siç thotë zëdhënësi i Shtëpisë së bardhë, Scott Mclellan, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po bën përparime të rëndësishme në Irak.

“Ekzistojnë ende vështirësi. Ka ende besnikë të Sadam Huseinit dhe të ish-regjimit të tij, ish-anëtarë të Partisë Baath dhe të tjerë nga jashtë vendit që po përpiqen të çojnë dëm këto suksese. Shpesh ata vënë në shenjestër sukseset që arrijmë”.

Sulmet nga mbeturinat e regjimit të Sadam Huseinit janë kryer ndaj zyrtarëve irakianë, ushtarëve të koalicionit dhe centraleve elektrike. Siç thotë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, McClellan, ndërsa Iraku vazhdon të ecë përpara, do të ketë individë që do të përpiqen të sabotojnë suksesin:

“Ne jemi përqendurar në aspektin e sigurisë. Mbetet përparësi kryesore stabilizimi dhe sigurimi i vendit. Por ne do të qendrojmë atje për sa kohë të jetë e nevojshme që Iraku të bëhet vend i lirë dhe demokratik. Aspekt i rëndësishëm i këtij objektivi, është se një Irak i lirë e demokraitk do të ndihmojë në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme. Për një botë më të sigurtë, është shumë e rëndësishme të ndërtohet një vend më i sigurtë”.

Bota do të shohë përfundimisht, ndërsa përhapet liria, tha Presidenti Bush, atë që Sadam Husein u shkaktoi mendërisht irakianëve. Dhe, ngadalë, por me hapa të sigurtë, populli i Irakut po bëhet i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që vjen bashkë me një shoqëri të lirë.

XS
SM
MD
LG