Lidhje

Ish regjimi irakian ka marrë fund - 2003-07-24


Presidenti Bush tha se vrasja e dy djemëve të Sadam Huseinit është shenjë e qartë se regjimi i mëparshëm irakian ka marrë fund përgjithmonë.

Presidenti Bush tha se djemtë e Sadam Huseinit, Udej dhe Kusej, mbanin përgjegjësinë për torturimin dhe vrasjen e një numri të madh irakianësh. Ata u vranë të martën në një betejë me trupat amerikane në qytetin irakian të Mosulit.

I shoqëruar nga sekretari i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, dhe kryeadministratori amerikan në Irak, Paul Bremer, Presidenti Bush tha se numri shumë i vogël i anëtarëve të ish regjimit të Sadam Huseinit që ende ndodhen në Irak, do të ndiqen dhe do të mposhtën. Zoti Bremer tha se vrasja e Udejt dhe Kusejt përbën një hap pozitiv në rrugën e Irakut drejt demokracisë.

Zoti Ramsfeld tha se Shtetet e Bashkuara do të publikojnë së shpejti fotografi të trupave të Udejt dhe Kusejt për të vërtetuar se ata janë vrarë. Zyrtarë amerikanë thonë se ata kanë përdorur të dhëna dentare dhe ndihmën e ish zyrtarëve irakianë për të identifikuar trupat pa jetë.

Po të merkurën, një rrjet televizi në gjuhën arabe transmetoi edhe një kasetë tjetër që thuhet se është regjistruar nga Sadam Huseini. Rrjeti televiziv Al-Arabija tha se kaseta ishte regjistruar më 20 korrik, dy ditë para operacionit në Moslul. //xh//

XS
SM
MD
LG