Lidhje

Fillon shqyrtimi i informacioneve sekrete për Irakun - 2003-07-24


Një komision i Kongresit Amerikan filloi seancën e parë publike të dëshmive për informacionet nga shërbimet sekrete të përdorura nga administrata para luftës së Irakut.

Komisioni i Shërbimeve Sekrete të Dhomës së Përfaqësuesve pritet të përqendrohet në faktin se a kishte administrata e presidentit Bush informacione të mjaftueshme dhe cilësore për arsenalin e armëve të shkatërrimit në masë të Sadam Husenit, para se të fillonte sulmin në mars të këtij viti.

Në seancë janë ftuar për të dëshmuar edhe ish drejtues të CIA-s dhe zyrtarë të agjencive të tjera të zbulimit. Kryetari i këtij komisioni, ligjvenësi republikan nga Florida, Porter Gross thotë se pretendimi i agjencive të zbulimit se Iraku po përpiqej të blinte uranium nga Afrika do të jetë një prej elementëve kryesorë të seancës.

Të martën, një tjetër zyrtar i administratës se presidentit Bush mori përgjegjësinë për lejimin e informatës se debatueshnme për blerjen e uraniumit të futej në fjalimin e presidentit në janar.//kk//

XS
SM
MD
LG