Lidhje

Bëhen publike fotografi të kufomave të djemve të Sadamit - 2003-07-24


Zyrtarët amerikanë në Bagdad bënë publike fotografitë me trupat e djemve të vrarë të Sadam Huseinit, Kusei dhe Udei.

Zyrtarët amerikanë thonë se dy vëllezërit u vranë të martën gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat amerikane në qytetin e Mosulit.

Fotografitë, të cilat janë të rënda për t’u parë, tregojnë dy burrat me plagë të rënda në fytyrë. Të dy ata kanë mjekra që analistët besojnë se i lanë gjatë kohëve të fundit për t’u maskuar.Vëllezçrit Husein u fshehën që pas përfunmdimit të luftës në Irak.

Ushtria amerikane po ashtu nxorri disa fotografi me reze X për të treguar plagët në këmbë të Udait, të marra gjatë një përpjekjeje për atentat ndaj tij në vitin 1996.

Gjenerali amerikan Ricardo Sançez e dha njoftimin e vrasjes së dy djemve të Sadamit ditën e martë, por shumë irakianë thanë se nuk i zinin besë lajmit pa parë prova fotografike.

Presidenti Bush tha sot se “populli irakian e di tani më mirë se kurrë se regjimi i Sadamit ka marrë fund dhe nuk do kthehet kurrë më.”

Kusei dhe Udei ishin numri dy dhe tre në listën e personave më të kërkuar nga forcat amerikane. Të dy njiheshin si njerëz mizorë që kishin keqtrajtuar irakianët, si duke kryer përdhunime, tortura dhe vrasje të atyre njerëzve që i kundërshtonin ose që nuk plotësonin dëshirat e tyre.

Të enjten televizioni Al Arabia që transmeton nga Dubai, transmetoi një videokasetë ku persona të armatosur, që thonë se janë anëtarë të milicisë Fedainj, forca besnike të Sadam Huseinit, angazhohen të hakmerren për vrasjen e dy vëllezërve.

Tre ushtarë të tjerë amerikanë u vranë po të enjten në një pritë në veri të Irakut. //kk//

XS
SM
MD
LG