Lidhje

Palestinezët vlerësojnë qëndrimin e kryeministrit Abaz gjatë vizitës së tij në Washington - 2003-07-26


Palestinezët po vlerësojnë qëndrimin e kryeministrit palestinez Mahmud Abaz gjatë vizitës së tij të parë në Washington, ndërkohë që Izraeli po mbron vendimin e tij për të ndërtuar një mur sigurie midis qyteteve izraelite dhe atyre palestineze.

Zyrtarë palestinezë përshëndetën deklaratën e presidentit Bush gjatë një konference shtypi me zotin Abaz, gjatë së cilës ai tha se muri i sigurisë, që Izraeli po ndërton, përbën një problem dhe pengesë për krijimin e besimit midis izraelitëve dhe palestinezëve. Sot në Izrael, zyrtarët mbrojtën me këmbëngulje ndërtimin e murit.

Izraeli thotë se muri është i domosdoshëm për të shkurajuar sulme të mundshme vetë-vrasëse. Sipas një njoftimi të radios izraelite, kryeministri izraelit, Ariel Sharon, i cili do të niset nesër për në Washington, do të përpiqet ta bindë presidentin Bush të mbështesë pikpamjen izraelite.

//ze//

XS
SM
MD
LG