Lidhje

Filipine: kriza e ushtarëve renegatë merr fund - 2003-07-28


Në Filipine, ushtarët renegatë që kishin nën kontroll një kompleks tregëtar në kryeqytetin Maniula, u kthyen në kazermat e tyre, duke i dhënë fund krizës 19 orëshe.

Incidenti mori fund pas disa orë bisedimesh, në të cilat zyrtarë të qeverisë paralajmëruan se ushtria do ta shtypte revoltën me forcë. Presidentja filipinase, Gloria Arroyo, thotë se 296 ushtarakët, përfshirë 70 oficerë, që morën pjesë në incident, do të ndiqen penalisht.

Ushtarakët e morën nën kontroll kompleksin e dyqaneve dhe apartamenteve në qendrën financiare të kryeqytetit, të dielen në mëngjes. Ushtarët e akuzuan administratën e Presidentes Arroyo për korrupsion dhe kërkonin dorëheqjen e saj. Mirëpo, kriza mori fund pa asnjë të shtënë armësh. //xh//

XS
SM
MD
LG