Lidhje

Izraeli anulon ceremoninë e gardheve - 2003-07-28


Izraeli anuloi një ceremoni zyrtare për të përuruar përfundimin e fazës së parë të një gardhi sigurie mes shtetit hebre dhe Bregut Perëndimor, që ka ngjallur shumë polemika.

Nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar për anulimin, që u bë disa orë pasi kryeministri izraelit Ariel Sharon mbërriti në Washington për bisedime që do të zhvillojë nesër me Presidentin Bush.

Presidenti e ka kritikuar projektin për gardhin, ndërsa mjetet izraelite të informimit thanë se ceremonia ishte anuluar, për të mos ngjallur pakënaqësinë e Shtëpisë së Bardhë.

Trupat izraelite qëlluan sot me plumba kauçuku për të shpërndarë pjesëmarrësit e protestave pranë gardhit. Sipas njoftimeve, pesë veprimtarë pro-palestinezë, mes së cilëve edhe një amerikan u plagosën. Ndërkohë policia izraelite dyshon se një ushtar i humbur, trupi i të cilit u gjet sot, ishte vrarë nga ekstremistët palestinezë.// lk //

XS
SM
MD
LG