Lidhje

Në Britani vazhdojnë hetimet mbi vetëvrasjen e D. Kellit - 2003-07-28


Zyrtarët britanikë që po hetojnë mbi vetëvrasjen e një eksperti qeveritar për armët, pritet të zhvillojnë të premten një seancë paraprake.

Lord Brian Hutton po drejton hetimet mbi rrethanat e vdekjes së David Kellit, trupi i të cilit u gjet në fillim të këtij muaji pranë shtëpisë së tij. Ai i kishte të prerë damarët e kyçit të njërës dorë.

Zoti Kelli ishte vënë në qendër të vëmendjes për shkak të një kronike të BBC-së ku thuhej se qeveria britanike e kishte ekzagjeruar kërcënimin që paraqisnin armët irakiane për të justifikuar luftën.

Zoti Kelli dëshmoi pak ditë para vdekjes se ishte takuar me një gazetar të BBC-së, por tha se nuk besonte se ai ishte burimi kryesor për kronikën e radios.

BBC-ja e pranoi pas vdekjes së tij, se zoti Kelli ishte në fakt burimi kryesor i njoftimit.// lk //

XS
SM
MD
LG