Lidhje

Faktori i frikës në Irak - 2003-07-29


Tirani irakian Sadam Husein u dëbua nga pushteti dhe dy djemtë e tij kriminelë, Udei dhe Kusei nuk janë më gjallë. Tani populli irakian mund të fillojë të ndërtojë një vend të lirë e të sigurt, si dhe një të ardhme demokratike. Por, siç u shpreh Zëvendës-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pol Uolfouic, përsëri vazhdon të ekzistojë frika nga regjimi i vjetër.

Irakianët mund t’i krahasojmë me të burgosurit, të cilët kanë dalë nga vitet e izolimit e të vetmisë, pa dritë, pa lajme dhe pa njohuri për botën e jashtme dhe tani ata sapo kanë dalë në dritën e diellit verbues dhe në ajrin e freskët të lirisë. Përparimi i trupave tona po ndihmon në pakësimin e frikës. Nuk gabohem aspak, kur them, se në Irak ne po bëjmë një përparim të madh, -tha zoti Uolfouic.

Në Irak nuk ka krizë ushqimore. Mjekët dhe inferimeret kanë filluar punë normalisht nëpër spitale. Prodhimi i naftës i ka kaluar një mijë fuçi në ditë. Shkollat janë rihapur dhe në shumicën e qyteteve të vogla dhe të mëdha, janë krijuar këshillat lokale. Në luftën për çlirimin e Irakut, shumë gjëra shkuan sipas planit. Por disa të tjera, tha zoti Wolfowitz, nuk shkuan sipas parashikimeve:

Asnjë njësi ushtarake e Irakut, të paktën asnjë njësi e madhe ushtarake nuk kaloi në anën tonë në mënyrë që ne t’i përdornim sot këto si forca irakiane. Së dyti,-tha zoti Uolfouic,- doli se policia kishte nevojë për një reformim në shkallë të gjerë. Së treti, që është më e keqja nga të gjitha, ishte e vështirë të përfytyrohej para luftës se një bandë kriminale sadistësh dhe gangsterësh, të cilët e kanë drejtuar Irakun për 35 vjet me radhë, do të vazhdonin të luftonin.

Megjithatë, tha zoti Uolfouic, gjendja si në Irakun Verior, edhe atë Jugor, është, sipas fjalëve të tij, ”jashtëzakonisht e qëndrueshëme”:

Në qendër të Bagdadit, Divizioni i Tretë i Forcave të Blinduara dhe Divizioni i Katërt i Këmbësorisë, në të ashtuquajturin rajon Sunit, po bëjnë përparime të mëdha, veçanërisht për çështje kritike, siç është sigurimi i informacioneve të zbulimit, që na lejon ne të biem në gjurmët e bathistëve të mesëm, të cilët i financojnë vrasësit. Mbi të gjitha, ne na pritëm mjaft mirë në rajonin shiit, në qytetet e shenjta të Karbalës dhe Naxhafit, tha Nënsekretari amerikan i Mbrojtjes.

Megjithë sfidat, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten të përkushtuara për të bashkëpunuar me irakianët, me miqtë dhe me aleatët, për një qeverisje më të mirë, ashtu siç e meriton populli irakian.// lk //

XS
SM
MD
LG