Lidhje

Refugjatët e parë kthehen në Irak - 2003-07-30


Një grup refugjatësh irakianë nga Arabia Saudite arritën në Irakun jugor, duke u bërë refugjatët e parë që kthehen në shtëpitë e tyre që nga rënia e Saddam Husseinit. Një autokolonë autobusësh dhe kamionësh me 240 irakianë kaloi kufirin nga Kuvajti sot në mëngjes.

Autokolona ishte nisur nga kampi i refugjatëve Rafha në Arabinë Saudite. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha se e kishte organizuar kthimin e refugjatëve me kërkesën e tyre.

Pritet që rreth 3 mijë e 600 refugjatë të kthehen në shtëpitë e tyre. Një zëdhënës tha se agjencia e OKB-së nuk do t’i nxisë refugjatët të kthehen për shkak të problemeve të sigurisë në Irak.

Ai trha se shumica e të kthyerve jetonin në këtë kamp qysh nga lufta e Gjirit Persik e vitit 1991.//ii

XS
SM
MD
LG