Lidhje

Shtetasit shqiptarë nuk kërkojnë dot më strehim politik në Zvicër - 2003-07-30


Zvicra publikoi listën e 40 vendeve, shtetasit e të cilëve nuk mund të kërkojnë më strehim politik në këtë vend. Zyra Zvicerane për Refugjatët tha se ndalimi, i cili do të hyjë në fuqi të premten, u vendos sepse vendet e renditura në listë konsiderohen të sigurt dhe qeveritë e tyre respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Lista përfshin Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë, Bullgarinë dhe Rumaninë si dhe 10 vendet kryesisht evropiane që pritet të hyjnë në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm.

Në listë janë edhe një numër vendesh afrikane si dhe India dhe Mongolia. Vitin e kaluar, më shumë se 2 mijë e 600 persona bënë kërkesë për strehim politik në Zvicër dhe rreth 3 mijë prej tyre ishin nga vendet që tani konsiderohen të sigurta.//kk//

XS
SM
MD
LG