Lidhje

Vizitoni Shtetet e Bashkuara - 2003-07-31


Nëse keni ndërmend të vini në Shtetet e Bashkuara për punë apo për qejf, ne ju këshillojmë të ndiqni këto udhëzime të thjeshta për ta bërë vizitën tuaj sa më të këndëshme:

Për sigurinë tuaj

Mos i mbyllni me çelës bagazhet që fusni në aeroplan, sepse punonjësve të shërbimit mund t’u duhet t’i hapin ato për arësye që lidhen me sigurinë tuaj.

Nëse keni në dorë një kompjuter përpara se të hipni në avion, nxirreni atë nga çanta para se t’i afroheni pikës së kontrollit.

Mos i mbështillni dhuratat sepse ato mund të duhet të happen nga punonjësit e shërbimit për t’u inspektuar.

Kur paketoni sendet, filmat futini në bagazhin e dorës. Futini sendet personale në qese plastike të tejdukshme në mënyrë që inspektorët t’i shohin ato pa patur nevojë t’i prekin.

Mos mbani objekte metalike në rroba për të evituar sirenën e alarmit në pikën e kontrollit.

Arrini me kohë në aeroport dhe konsultohuni me shoqërinë ajrore për informacionet e tjera.

Vizitoni faqen www.TSATravelTips.us për këshilla të tjera lidhur me sigurinë në aeroportet amerikane. Aty do të gjeni udhëzime edhe për sendet që lejohen ose që nuk lejohen të mbani në avion.

Me poshtë mund të gjeni faqet në anglisht me informacione të hollësishme që do t’ju ndihmojnë për t’jua bërë vizitën sa më të këndëshme.

XS
SM
MD
LG