Lidhje

Jeruzalem: negociatorët nuk arrijnë dot marrëveshje - 2003-07-31


Negociatorët izraelitë dhe palestinezë nuk mundën të arrijnë dot marrëveshje për të përcaktuar se cilët qytete të Bregut Perëndimor kanë radhën për t’u kthyer nën kontrollin palestinez.

Ministri palestinez i Sigurimit, Mohammed Dahlan dhe Ministri izraelit i Mbrojtjes, Shaul Mofaz e diskutuan këtë çështje gjatë bisedimeve që zhvilluan mbrëmë në Jeruzalem.

Zyrtarët thonë se zoti Dahlan e hodhi poshtë ofertën izraelite për dorëzimin e qyteteve Kalkilija dhe Jeriko.

Palestinezët kërkojnë kontrollin mbi Hebronin dhe mbi Ramallën, kryqendra administrative e Bregut Perëndimor.

Por Izraeli ka rezerva lidhur me dorëzimin e Rammallës, ku ka selinë udhëheqësi palestinez Yasser Arafat dhe qeveria e Autoritetit Palestinez.

Presidenti Bush tha dje se në ndërmjetësimin e konfliktit izraelito-palestinez është bërë përparim i mirë dhe se për mendimin e tij, objektivi për krijimin e një shteti palestinez deri në vitin 2005 është ende realist.

Presidenti shprehu besimin tek kryeministri palestinez, Mahmud Abaz, dhe tha se edhe kryeministri izraelit, Ariel Sharon, është i angazhuar për krijimin e një shteti palestinez.//ii

XS
SM
MD
LG