Lidhje

Bolton: Kim Jong Il, gabohet nëse mendon se armët bërthamore do ta forconin regjimin - 2003-07-31


Një negociator i lartë amerikan për armët tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Il, gabohet nëse mendon se krijimi i armëve bërthamore do ta forconte regjimin e tij.

Zoti John Bolton tha sot në Seul se zoti Kim duhet të heqë dorë nga ambiciet e tij bërthamore dhe të fillojë bisedimet shumnëpalëshe me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund programit të tij bërthamor.

Ndërkohë, Presidenti Bush tha se kishte folur ne telefon me homologun e tij kinez Hu Gjin Tao, për të diskutuar mbi çështjen bërthamore.

Ai tha dje se i kishte kërkuar zotit Hu të vazhdojë të jetë i angazhuar në përpjekjet për t’i bërë trysni Koresë së Veriut që ajo të heqë dorë nga ambiciet e saj bërthamore.//ii

XS
SM
MD
LG