Lidhje

Një audio-kasetë, që mendohet se është e një zyrtari të lartë të al-Qaidës, paralajmëron SHBA-në - 2003-08-03


Personi që flet në kasetë thuhet se është i Ayman al-Zawahirit, një zëvendës i udhëheqësit të rrjetit terrorist al-Qaida, Osama bin Laden.

Zëri paralajmëron se Shtetet e Bashkuara do të paguajnë një çmim të lartë, po qe se cënohen të burgosurit nga konflikti i Afganistanit që mbahen në Gjirin Guantanamo të Kubës.

Mesazhi i regjistruar, i transmetuar nga televizioni satelitor al-Arabiya me bazë në Dubai, thotë se beteja e vërtetë kundër Shteteve të Bashkuara nuk ka filluar ende.

Shtetet e Bashkuara po mbajnë më shumë se 600 persona, mjaft prej të cilëve të dyshuar si terroristë të al-Qaidës, në bazën e marinës amerikane në Gjirin Guantanamo. Muajin e kaluar, zyrtarë amerikanë njoftuan se 6 të burgosur mund të nxirren para gjyqit ushtarak i cili mund të rezultojë në dënime me vdekje. Mirëpo, që atëherë, Washingtoni është shprehur se nuk do të kërkojë dënim me vdekje për tre prej tyre.

Washingtoni fajëson al-Qaidën për sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara më 11 shtator 2001. //az//

XS
SM
MD
LG