Lidhje

Autoriteti Palestinez braktisi planet për nxjerrjen e 17 ekstremistëve të ngujuar në Ramallah - 2003-08-03


Autoriteti Palestinez braktisi planet për nxjerrjen e 17 ekstremistëve të kërkuar, të cilët janë ngujuar në selinë e presidentit Jaser Arafat në Bregun Perëndimor.

Oficerë të sigurimit palestinez i bllokuan dje ekstremistët në një dhomë në selinë e zotit Arafat në Ramallah, kur ekstremistët nga grupi Brigadad e Martirëve Al-Aksa nuk pranuan të transferoheshin në burgje të Xherikos. Incidenti bëri që ekstremistë të tjerë të kërcënonin rifillimin e sulmeve kundër Izraelit.

Por sot, një udhëheqës i Al-Aksës tha se ekstremistët do të qëndrojnë në seli. Ai tha gjithashtu se grupi i tij do ta respektojë armëpushimin.

Zoti Arafat donte që ekstremistët të nxirreshin në mënyrë që Izraeli të binte dakord për ti dhënë fund kufizimeve lidhur me lëvizjet e tij. Trupat izraelite e kanë mbajtur udhëheqësin palestinez të bllokuar në selinë e tij për më shumë se 18 muaj.

Ndërkaq, policia izraelite njoftoi se një shofer palestinez u vra në afërsi të Jeruzalemit pasi ai nuk pranoi të ndalonte në një pikë kontrolli.

Lajmet bëjnë të ditur se autoritetet policore mund të kenë futur gabimisht numrin e targës në kompjuter dhe menduan se vetura ishte e vjedhur.

//ze//

XS
SM
MD
LG