Lidhje

Shenja përmiresimi në ekonominë amerikane - 2003-08-04


Me një shkallë papunësie që ka shënuar një përmirësim të lehtë, pas nivelit më të lartë që arriti papunësia në 9 vitet e fundit, ekonomisti Berri Bosuorth thotë se konsumatorët ende nuk kanë besim tek përmirësimi ekonomik.

Njerëzit janë të ndarë në opinionet se sa optimistë duhet të jenë për të ardhmen e ekonomisë, - thotë zoti Bosuorth.

Por javën e kaluar, Presidenti shprehu optimizmin të madh rreth ekonomisë amerikane.

Shumica e ekonomistëve besojnë se në 18 muajt e ardhshëm, ne do të shohim rritje ekonomike. Interesat janë të ulta, tregu i shitblerjes së shtëpive është i fortë dhe indeksi i prodhimit po përmirësohet,- tha Presidenti.

Ekonomisti Bosuorth, është i të njëjtit mendim me presidentitn. Por sa do të zgjasë ky përmirësim?

Nuk duket se përmirësimi do të jetë i qëndrueshëm pas një viti. Dhe e dyta, nuk duket se rritja të jetë e mjaftueshme,- thotë ai.

Të premten, presidenti Bush, tha se ai beson se nxitja e ekonomisë me shkurtimin që ai u bëri taksave, do të rrisë ekonominë dhe do të krijojë vende pune.

Edhe pse disa shifra janë pozitive, ka akoma shumë njerëz që kërkojnë punë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e ekonomisë derisa të plotësohen të gjitha nevojat për punësim.

Ndërkohë që presidenti Bush vazhdon fushatën e zgjedhjeve, sigurisht që hapja e vendeve të punës dhe siguria ekonomike e vendit do të jenë tema debati.// lk //

XS
SM
MD
LG