Lidhje

14 të vdekur dhe 149 të plagosur nga një shpërthim në Xhakartë - 2003-08-05


Indonezia pritet të njoftojë sot masa më të ashpra sigurimi në përgjigje të shpërthimit të një makine bombë pranë një hoteli luksoz në Xhakarta.

Dje, të paktën 14 veta humbën jetën dhe 149 të tjerë u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm përjashta hotelit Marriot, i administruar nga amerikanët, në kryeqytetin indonezian.

Presidenti indoneziane, Megavati Sukarnoputri, bëri një vizitë të shkurtër në vendin e shpërthimit, por u largua pa bërë ndonjë deklaratë. Guvernatori i Xhakartës, Sutiyoso, tha se kishte shumë të ngjarë që shpërthimi të ishte kryer nga një vetëvrasës.

Në hotelin 33 katësh shpesh shkojnë personelet e ambasadave aty pranë. Hoteli është i njohur gjithashtu se frekuentohet nga të huajt. Policia ka konfirmuar se një prej viktimave është një qytetar holandez.

Presidenti Bush e dënoi sulmin. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, tha se ishte tronditur shumë nga shpërthimi. Shtetet e Bashkuara dhe Australia janë mes vendeve që kanë ofruar ndihmë në procesin e hetimeve.

Shpërthimi ndodhi vetëm dy ditë para se të shpallet vendimi i parë në gjyqet e ekstremistëve islamikë, lidhur me dy shpërthimet tetorin e kaluar në Bali, nga të cilët humbën jetën 202 veta.

//ze//

XS
SM
MD
LG