Lidhje

Bashkimi Evropian paralajmëron Mikrosoftin - 2003-08-06


Komisioni Evropian thotë se do t’i japë gjigantit të sistemeve kompjuterike, Mikrosoft, një shans të fundit për t’u mbrojtur ndaj akuzave se po shkel ligjet kundër monopolit.

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian thotë se do t’i japë Mikrosoftit një shans për të bërë komentet e veta, para se të marrë një vendim për këtë çështje.

Komisioni akuzoi Mikrosoftin se përdor pozitën e vet mbizotëruese në tregun e sistemeve operuese të kompjuterave për të penguar në mënyrë të pandershme konkurrentët.

Komisioni thotë gjithashtu se përfshirja nga ana e Mikrosoftit e programit të vet Windows Media Player në sistemin e tij të kudondodhur operues Windows, dëmton programet kompjuterike të konkurrentëve.

XS
SM
MD
LG