Lidhje

Ushtarët amerikanë në Irak vrasin dy persona të dyshuar si kontrabandistë armësh - 2003-08-08


Luftimet sporadike vazhdojnë në Irak, 100 ditë pasi Presidenti Bush deklaroi se operacionet ushtarake në shkallë të gjerë në atë vend kishin marrë fund në atë vend.

Trupat amerikane vranë dy persona, që dyshoheshin si tregëtarë armësh, gjatë një bastisjeje në një treg armësh në qytetin e lindjes së Saddam Husseinit, Tikrit.

Një zëdhënës ushtarak amerikan tha se dy irakianë të tjerë u plagosën, kur ushtarët bastisën një treg ku po shiteshin armë dhe municion.

Ndërsa në Bagdad, një ushtar amerikan vdiq nga plagët me armë zjarri që kishte marrë dje. Komanda Qendrore amerikane tha se kishin filluar hetimet rreth këtij incidenti.

Ndërkohë, zyrtarë amerikanë të mbrojtjes thonë se një grup terrorist i lidhur me al-Kaidën mund të ketë patur rol në sulmin vdekjeprurës me makinë bombë në ambasadën jordaneze në Bagdad. Njoftohet se hetuesit po përqëndrohen tek grupi Ansar al-Islam, për të cilin mendohet se vepron në Irak.

Nga shpërthimi gjetën vdekjen 17 veta, përfshirë 5 policë irakianë që ruanin ambasadën.// lk //

XS
SM
MD
LG