Lidhje

Arrestohet ish ministri i brëndshëm irakian, Mahmud Dhiyab al-Ahmad - 2003-08-09


Ushtria amerikane njoftoi se ka arrestuar një zyrtar tjetër, që bënte pjesë në listën e zyrtarëvemë të kërkuar të ish regjimit irakian.

Komanda Qëndrore Amerikane njoftoi sot me anë të një deklarate se ish ministri i brëndshëm irakian, Mahmud Dhiyab al-Ahmad numri 29 në listën e 55 irakianëve më të kërkuar iu dorëzua forcave të koalicionit dje.

Ushtria amerikane nuk tha se ku u dorëzua zoti al-Ahmad ose në ai kishte ndonjë informacion rreth vend-ndodhjes së ish presidentit irakian, Sadam Husein, zyrtari numër një në listën e 55 irakianëve më të kërkuarNë një zhvillim tjetër, stacioni televiziv arab Al-Arabija transmetoi një video-kasetë, në të cilët 5 persona të maskuar, që pretendojnë të jenë anëtarë të një grupi islamik të panjohur më parë, mori përgjegjësinë për sulmet e fundit kundër trupave amerikane në Bagdad.

Në video kasetë, personat e maskuar thanë se ishin anëtarë të organizatave Të Rinjtë Myslimanë, Parrullat e Bardha, dhe Ushtria e Muhamedit. Ata bënë thirrje për sulme kundër trupave të huaja si akte të qëndresës kundër pushtimit amerikan të Irakut. Ata thanë gjithashtu se do ti vazhdojnë sulmet deri sa forcat e huaja të largohen nga Iraku.

Por ata dënuan shpërthimin në ambasadën jordaneze në Bagdad të enjten, duke thënë se ai ishte një akt sabotazhi.

Ndërkohë, të paktën 2 ushtarë amerikanë u plagosën kur një granadë u hodh në drejtim të patrullës së tyre në qytetin Kirkuk të pasur me naftë.

Dhe në qytetin jugor të Basrës, trupat britanike shpërndanë sot qindra protestues myslimanë shiitë. Pjesëtarë të zemëruar nga grumbulli i njerzve kërkuan më shumë furnizime me rrymë elektrike dhe karburant për veturat e tyre.

//ze//

XS
SM
MD
LG