Lidhje

Rritet lëvizja e shqiptarëve drejt Greqisë - 2003-08-11


Lëvizja e qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë filloi sot të rritet në pikat kufitare të të dy vendeve, pas sinjaleve te shpeshta të dhëna prej administratës greke për radhë të gjata në kufi.

Në pikën kufitare të Kakavijës, disa qindra automjete dhe emigrantë u vune sot në një radhë kilometrike në anën greke, që në orët e para të mëngjesit. Vetëm në mesditë, lëvizja e shqiptarëvë drejt Greqisë është normalizuar. Zyrtarët shqiptare të kufirit i thanë "Zërit të Amerikës”, se ndërsa ështe ulur ndjeshëm hyrja e emigrantëvë në tokën shqiptare, sot është rritur lëvizja e shqiptarëvë drejt Greqisë.

Ndonëse pala greke ka shtuar personelin dhe shërbimin ndaj emigrantëve, lëvizja bllokohet shpesh prej fluksit të rritur të shqiptarëve dhe ndërprerjeve të pamotivuara te nëpunësve grekë.

Numri i përgjithshëm i shqiptarëvë të kthyer nga Greqia për këtë sezon veror, vlerësohet të jetë rreth 22 mijë emigrantë, ndërsa nje vit më parë, ky numër ishte rreth 130 mijë vetë.

Megjithësë policia shqiptare nuk po ndesh ketë vit një numër shume të madh të të kthyerve, ajo po u bën thirrje emigranteve që të mënjanojë dyndjen në kufi. Fuqia përpunuese e pikës së Kakavijës është më pak se 50 mijë emigrantë në ditë, dhe një dyndje në kufi do të sillte probleme, veçanërisht në lëvizjën ë e automjeteve.

Ndërkaq emigrantët e kthyer po i kërkojnë qeverisë shqiptare të mbajë premtimet për krijimin e lehtësive ndaj tyre.Veçanërisht ata kanë nëvojë për shërbimet e legalizimit të dokumenteve nga institucionet shtetërore dhe për marrjen e pasaportave të reja për jashtë shtetit.

Në komisariatet e rretheve jugore janë shënuar ditët e fundit një numër më i madh kërkesash të emigrantëve për dokumentin e identitetit. Policitë vendore thonë se kanë shtuar personelin e shërbimit për të përballuar këto kërkesa.// lk //

XS
SM
MD
LG