Lidhje

Ish-Presidenti liberian Charles Taylor largohet nga vendi dhe shkon në mërgim në Nigeri - 2003-08-11


Charles Taylor dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Liberisë dhe shkoi në Nigeri, ku pritet të jetojë në mërgim. Zoti Taylor ia dorëzoi dje pushtetin nën-presidentit Moses Blah, gjatë një ceremonie në kryeqytetin Monrovia.

Në përgjigje, grupi kryesor rebel bëri një deklaratë, në të cilën e shpallte të përfunduar luftën civile.

Presidenti Bush mirëpriti zhvillimet e djeshme, duke e cilësuar dorëheqjen si një hap të rëndësishëm drejt një të ardhme më të mirë për Liberinë.

Sekretari i shtetit, Colin Powell, tha se një komandant ushtarak amerikan në bordin e një anijeje në bregdetin e Liberisë mund të zbresë në tokë sot për të diskutuar lidhur me rihapjen e portit të Monrovias, i cili aktualisht mbahet nga kryengritësit.

//ze//

XS
SM
MD
LG