Lidhje

Presidenti Bush: Rindërtimi i Irakut kërkon një angazhim të vazhdueshëm - 2003-08-12


Për shumë shumë se tri dekada, regjimi i Sadam Huseinit shtypi popullin irakian, sulmoi vendet-fqinje të Irakut dhe kërcënoi paqen në botë. Ky regjim torturonte popullsinë e vet, nxiste terrorin nëpër botë dhe armatosej në fshehtësi.

Tani që regjimi i Sadam Huseinit është përmbysur përgjithmonë, një grusht sabotatorësh po përpiqen të pengojnë përparimin e lirisë në Irak. Këta kriminelë po përpiqen të sabotojnë sukseset e koalicionit në rindërtimin e Irakut. Këta vrasës janë armiqtë e popullit irakian. Kudo që të veprojnë, ata do të ndiqen dhe munden.

Shtetet e Bashkuara kanë marrë përsipër përgjegjësi të mëdha për të ardhmen e Irakut. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësi i Dapartamentit të Shtetit, Riçard Bauçer, nuk janë të vetme në mbajtjen e këtyre përgjegjësive.

”Britania dhe Polonia i kanë shprehur tashmë qartë synimet e tyre për të drejtuar divizione forcash shumë kombëshe në Irak. 30 vende kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tyre në operacionet e stabilizimit,- tha zëdhënësi Bauçer”.

Në procesin e stabilizimit përfshihet rindërtimi i Irakut dhe përmirësimi i masave të sigurisë. Është e qartë se përpjekjet për stabilizim, tha zëdhënësi Bauçer, janë ndërkombëtare.

”Shqipëria, Azerbaixhani, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Republika Domenikane, Estonia, Salvadori, Gjeorgjia, Hondurasi, Hungaria, Italia, Japonia, Kazakistani, Letonia, Lituania, Maqedonia, Mongolia, Holanda, Nikaragua, Norvegjia, Filipinet, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Koreja e Jugut, Spanja, Britania dhe Ukraina.”,- tha zëdhënësi.

Në Irak, çdo ditë po riparohen shkolla. Sistemet e shpërndarjes së ujit po riparohen, ashtu si edhe sistemet elektrike dhe të komunikacionit. Për më tepër, irakianët kanë krijuar një këshill të ri qeverisës. Ky këshill po emëron ministra për vendosjen e kontrollit në zyrat qeveritare irakiane dhe po harton një projekt-buxhet të ri.

"Rindërtimi i Irakut kërkon një angazhim të vazhdueshëm,- tha Presidenti George Bush. Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara e mbajti premtimin e tij për përmbysjen e diktatorit dhe të kërcënimit që ai përbënte, jo vetëm për popullin irakian, por edhe për gjithë botën."// lk //

XS
SM
MD
LG