Lidhje

Analistët vendorë: partitë duhet të kompozojnë këshillat bashkiakë me njerëz të profesioneve të ndryshme - 2003-08-12


Edhe në këto zgjedhje vendore ashtu si tre vjet më parë mjekët dhe arsimtarët përbëjnë pjesën më të madhe të kantidatëve për kryetar të bashkive dhe të komunave në Jug të Shqipërisë. Dy partitë më të mëdha politike , Partia Socialiste dhe Partia Demokratike si dhe subjeket e tjera politike më të vogla po vazhdojnë tiu referohen këtyre profesioneve për kantidatët e tyre duke parë mbështetjen e madhe të publikut e cila në mjaft raste nuk vjen prej përkatësisë politike, por prej profesionit.

Ndërkohë juristët, inxhinierët arkiteketet dhe ekonomistët vazhdojnë të mbeten në pakicë në pretendimin për këto poste.

Profesori i Universietit “Eqerem Cabej “ të Gjirokastërs Ilir Bozgo , një njohës i mirë i cështjeve të pushtetit vendor thotë për Zërin e Amerikës se partitë politike duhet të bëjnë kujdes me kompozimin e këshillave të bashkive dhe të komunave të cilat janë edhe organet më të larta vendim- marrëse. Zoti Bozgo thotë se në këto këshilla duhet të jenë anëtarë të profesioneve të ndryshme për të përballuar problemet madhore që kanë qytetet dhe komunat.

Duke iu referuar pervojes se tij si kryetar i Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës tre vjet më parë zoti Bozgo thotë se këshilli i qytetit atëherë ishte i mangët në mbulimin e problemeve që shfaqeshin pikërisht prej moskujdesit të partive në përzgjedhjen e këshilltarëve.

Zoti Bozgo thotë më tej se krahas profesionit një parametër tjetër që duhet parë është ndershmëria dhe përkushtimi i kantidatëve. “Organet qytetare kanë nevojë për këto veti më shumë se në cdo institucion tjetër, thote ai, pasi ndeshen përditë me problemet që kanë banorët”.

Një tjetër problem në ndërtimin e këshillave bashkiakë dhe të komunave që shihet me shqetësim nga analistët vendorë është mbizotërimi i të zgjedhurve me frymë të theksuar partiake.Shpesh njerëzit e shoqërisë civile dhe profesionistët mbeten jashtë këtyre organeve pasi drejtimet e partive nuk bëjnë lehtësi por vendosin ne lista veten e tyre.Nderkaq në të gjitha proceset zgjedhore për nivlet e pushtetit vendor në këto dhjetë vitet e fundit votuesit kanë treguar se nuk priren drejt kantidaturave t pavarura pavarëisht prej vlerave të tyre të larta.//ss//

XS
SM
MD
LG