Lidhje

Një gjykatë belge dënon 23 persona nën akuzat për trafik njerëzor - 2003-08-12


Një gjykatë belge dënoi 23 persona deri me 8 vjet burgim për rolin e tyre në fytjen në mënyrë të paligjshme në Britani të më shumë se 10 mijë njerëzve, shumica shqiptarë.

Gjykatësi e cilësoi grupin e të pandehurve si trafikantë të pamëshirshëm njerëzish, synimi i vetëm i të cilëve ishte fitimi i parave. Ai dënoi udhëheqësin e grupit, shqiptarin Mhill Sokoli, me periudhën më të gjatë të burgimit dhe e gjobiti atë me më shumës 141 mijë dollarë. Gjykatësi i dënoi të tjerët me të paktën nga tre vjet burgim. Një nga të poandehurit u gjet i pafajshëm.

Të pandehurit, të arrestuar në muajin shkurt, kërkonin nga viktimat e tyre deri në 3 mijë e 400 dollarë për transportimin e tyre ma kamion nga Ballkani deri në protet belge, nga ku futeshin në mënyrë të paligjshme në Britani. Lajmet bëjnë të ditur se mes anëtarëve të bandës, shumica nga Ballkani, ka shqiptarë dhe të paktën një turk.

Gjyqi i sotëm është i fundit në serinë e masave që merren ndërkohë që Bashkimi Evropian po përpiqet të intensifikojë fushatën kundër trafikut njerëzor. //rd//

XS
SM
MD
LG