Lidhje

Besim dhe liri per Iranin - 2003-08-12


Në vitin 1979, Ayatollah Ruhollah Khomeni mori pushtetin në Iran dhe themeloi një regjim radikal klerik musliman. Nipi i tij Ayotallah Seyed Hussein Khomeini është tani kritikues i ashpër i këtij regjimi. Për iranianët është e qartë se ata kanë vuajtur nga tirania e vendit, tha ai dhe shtoi se ”Iranianët kërkojnë liri e demokraci”.

Në të kaluarën, Ayotollah Hussein Khomeini, i cili kohët e fundit u strehua në Irak, ka qenë zëdhënës i vendosur i regjimit klerikal iranian. Në korrik 2001, ai ishte në Havanë për të ndihmuar diktatorin kuban Fidel Castro të festonte 50 vjetorin e sundimit komunist. Gjatë një tubimi të organizuar në qershor të vitit 2002 nga Shoqata e Miqësisë Iraniano-Palestineze, ai tha se Izraelit duhet të zhduket nga faqja e dheut.

Sot, Hussein Khomeini po fletë krejtsisht ndryshe. Kohët e fundnit, ai u bëri thirrje iranianëve që të vendosin vetë për formën e qeverisë së tyre.

”Duket se mënyra më e mirë për të gjetur nëse populli e mbështet apo jo republikën islamike, është organizimi i një referendumi. Kjo, tha zoti Khomeni, është mënyra më e përshtatshme për të dalë nga gjendja kritike. Kjo do të provojë edhe nëse ky regjim përkrahet apo jo nga shumica e iranianëve.”

Ayatollah Hussein Khomeini tha gjithashtu se përmbysja e regjimit të Saddam Husseinit ishte fitore për popullin irakian.

”Na pyetën pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara, nëse gjendja në Irak ishte përmirësuar. Unë, tha zoti Khomeni, mendoj se gjatë 35 vjetëve, regjimi i Saddam Husseinit ka kryer aq shumë krime sa që nuk mendoj se mund të krahasohet me ndonjë regjim tjetër në histori. Prandaj, irakianët nuk kishin rrugëdalje tjetër veç të mirëprisnin një fuqi si Shtetet e Bashkuara për t’i ndihmuar. Ata besojnë se Amerika ka ardhur si forcë çliruese. Populli është i lumtur që problemet po zgjidhen dhe është optimist për të ardhmen.”

Ayatollah Hussein Khomeini po bën thirrje edhe për ndarjen e fesë nga shteti, pikëpamje kjo që do ta kishte tmerruar gjyshin e tij nëse do të ishte gjallë. Feja, tha ai, duhet pa-tjetër të ndahet nga regjimi, si në Amerikë. Një ndarje e tillë, theksoi zoti Khomeni, është e rendësishme për të ruajtur lirinë idividuale edhe integritetin e fesë.//ii

XS
SM
MD
LG