Lidhje

Irak: 100 Ditë Pas Përfundimit të Operacioneve Luftarake - 2003-08-13


Sapo u mbushën 100 ditë nga përfundimi i operacioneve luftarake në Irak. Siç tha presidenti Bush, Shtetet e Bashkuara dhe 20 vende të tjera janë duke punuar për ta bërë Irakun një vend më të sigurtë.

”Forcat e koalicionit vazhdojnë të jenë në ofensivë kundër besnikëve të Partisë Bath dhe forcave terroriste të cilat po përpiqen të pengojnë rendin dhe qëndrueshmërinë në Irak. Gjithnjë e më shumë Irakianë po ofrojnë informacione për vendndodhjen e këtyre bandave duke na mundësuar për të ndërmarrë aksione për kapjen e tyre dhe sekuestrinin e arsenalit të armëve.”

Koalicioni është duke punuar me Irakianët për formimin e ushtrisë dhe të një force policore. Bankat janë rihapur dhe më shumë se 3.5 milionë fuçi me naftë dhe 7 milionë fuçi me benzinë janë duke u prodhuar çdo ditë. Siq tha presidenti Bush, Iraku është duke shkuar drejtë një shoqërie të lirë, e cila për kohë të gjatë i ishte mohuar popullit irakian.

”Jeta e Irakianëve po i kthehet normalitetit. Spitalet dhe Universitetet janë rihapur dhe në shumë vende uji dhe shërbimet tjera bazë po arrijnë nivelet e paraluftës. Në mbarë Irakun nxënësit kanë mbaruar provimet e tyre. Dhe për herë të parë, në Irak ekziston një shtyp i lirë.”

Më e rëndësishmja, tha presidenti Bush është fakti se populli i Irakut është duke bërë hapa drejtë vetqeverisjes.

”Këshilli qeverisës i Irakut i cili përbëhet nga 25 anëtarë, dhe që përfaqson shumëllojshmërinë e banorëve të këtij vendi po mblidhet rregullisht. Këshilli po emëron ministra dhe po harton bugjetin. Së shpejti, përfaqsuesit e popullit do të fillojnë hartimin e një kushtetute e cila do të pasohet nga zgjedhje të lira. Liria është duke zënë gjithmonë e më tepër rrënjë në këtë vend dhe populli ka gjithmonë e më tepër besim se regjimi i vjetër nuk do të kthehet më kurrë.”

100 ditë nuk janë mjaft për të zhdukur të keqen që regjimi i Sadamit i ka bërë këtij vendi. Por siç tha presidenti Bush: ”për popullin e Irakut, kjo periudhë ka qenë e pashembullt në historinë e këtij vendi. Kohë ndryshimesh dhe rritje të shpresës pas dekadash nën tirani.

XS
SM
MD
LG