Lidhje

Mijëra serbë demonstrojnë në Mitrovicë - 2003-08-14


Disa mijëra serbë demonstruan në qytetin e ndarë të Mitrovicës në shenjë proteste kundër sulmit të djeshëm ndaj të rinjëve serbë, që la dy prej tyre të vrarë dhe katër të tjerë të plagosur.

Protestat u zhvilluan ndërkohë që zëvendës-kryeministri serb, Nebojsha Çoviç, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të shtojë masat e sigurisë për serbët e Kosovës. Zyrtari serb dënoi sulmin e djeshëm, duke e cilësuar si një akt tjetër të spastrimit etnik kundër pakicës serbe.

Ndërkohë, policia e Kombeve të Bashkuara vazhdon kërkimin për autorët e sulmit, duke kryer bastisje shtëpi më shtëpi në pjesën veriperëndimore të Kosovës.

Sulmi u krye ndërkohë që të rinjtë serbë po notonin në një lum të vogël në afërsi të Pejës. Komandanti i forcave paqeruajtëse të Natos në Kosovë, e quajti sulmin ”një shenjë të keqe” për ata që përpiqen të ndërtojnë një demokraci shumëetnike.

//rd//

XS
SM
MD
LG